Historiku i kompanise

ADI SH.P.K u themelua ne vitin 1980 si biznes i vogel familjar ne nje hapsire prej rreth 60 metrash katror ne Prishtine. Pas vitit te pare te aktiviteteve u be zgjerimi i veprimtarise ne shitje me shumice dhe u krijuan bashkepunime me industrine e lekures brenda ish-Jugosllavise.

Lulezimi i biznesit qoi ne hapjen e pese degeve ne qytet kresore te Kosoves duke mbajtur degen kryesore ne Prishtine.

Lufta e viteve 1998-1999 pati efekt shkaterrues ne kompanine tone meqenese i gjith stoku se bashku me depot u dogjen plotesisht. Por cka eshte me e rendesishmja stafi dhe familjaret shpetuan te gjithe!

Menjehere pas perfundimit te luftes ri-filluan aktivitetet brenda nje depoje prej rreth 100m2. Ne vitin 2000 vemendja u drejtua kah bashkepunimi me akteret e industrise se lekures ne Europe. Shume shpejte u nenshkruan kontratat e para dhe qe atehere bashkepunimi eshte thelluar duke ju falenderuar besimit te nderjselle dhe mirekuptimit.

Misioni dhe vizioni

Misioni jonë është të bëhemi akter kyq rajonal në industrine e lëkurave brenda Ballkanit Perëndimor.

Këtë synojmë ta arrime duke vazhduar të thellojmë marëdhëniet tona të ndërsjella me furnitorët dhe klientët tanë. Sidomos duke aplikuar standarded e larta të partnerëve tanë perëndimor dhe duke zgjeruar aplikimin e tillë përgjatë zingjirit furnizues

Partnerët tanë

Jemi të vetëdijshëm që luajmë një rol të rëndësishëm në mes të rrugës të një lënde të parë e cila përfundon në një product final siq është karriga e një veture luksoze europiane, xhakete mode, sofa etj.

Bashkëpunimi I mirë është çelësi për përfitimet e të gjithëve të përfshirë në process. Ne vlerësojmë furnizuesit tanë local po aq sa edhe klientët tanë nga Europa.

Lokacioni dhe infrastruktura

Zyra dhe depoja jone qëndrore gjenden në fshatin Lebanë, rreth 8km larg kryeqytetit të Prishtinës. Eshtë një lokacion I qetë me qasje të shpejtë dhe të afërt në autostraden e posandertuar.

Kemi dy depo me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1,100 m2 dhe kapacitet për ruajtjen e rreth 900-1,000 tonë lekura.